Sapo i është dhënë udhë punës për realizimin e një ideje, që do të krijojë baza të shëndosha të bashkëpunimit të institucioneve që përgjigjen për mbrojtjen e natyrës dhe menaxhimin e emergjenave, dhe qytetarëve shqitarë. Në Njësinë Administrative Ishëm, në Durrës, u regjistruan dy grupe të rinjsh, që do të bëhen pjesë e Skuadrave Vullnetare të Reagimit të Shpejtë.

Në një fazë të parë, pilot, këto struktura do të ngrihen në 10 NjA në të gjithë vendin. Këta të rinj e të reja, pasi të trajnohen në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) dhe Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM), do të funksionojnë si skuadra partnere të këtyre dy institucioneve të rëndësishme.

Ky është një projekt pilot i një grupi organizatash të shoqërisë civile zbatuar nga Forumi i mendimit të lirë, mbështetur nga Lëviz Albania. Në Bashkinë Durrës kordinimi bëhet nga Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile, CSDC Durrës. Në takimin e parë për rekrutimin e vullnetarëve, u konstatua gatishmëria e të rinjve për t’u bashkuar me këtë nismë.

Strukturat tona e kanë të domosdoshëm bashkëpunimin me komunitetin, për të menaxhuar situata emergjente, për të ruajtur dhe mirëmbajtur zonat pyjore. Pas rekrutimit, vullnetarët do të trajnohen nga AKMC dhe AKZM, dhe më pas do të funksionojnë, duke patur edhe mbështetjen e një vendimi te qeverisë, e cila garanton mbështetjen financiare të këtyre grupeve për vëprimet që ata do të kryejnë në terren”, thekson CSDC Durrës.