Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia Bashkiake ndërhynë sot për lirimin e hapësirave publike në zonën e parkimit të urbaneve në Durrës.
Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, përmes një postimi në rrjetet sociale u bëri thirrje subjekteve që të respektojnë hapësirat publike, të cilat janë në funksion të të gjithë komunitetit. Ajo theksoi se, për shkak të fluksit të shtuar në këtë periudhë, është i domosdoshëm bashkëpunimi për të ruajtur rendin dhe qarkullimin normal në qytet.