Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me nxënësit dhe studentët në Durrës për Strategjinë e Re Kombëtare për Rininë (2022-2029).

Përmes një postimi në “Facebook”, Rama shkruan se kjo nismë “do të prodhojë në bashkëpunim me më të rinjtë një dokument pune dhe angazhimesh konkrete të institucioneve kombëtare e vendore, në funksion të fuqizimit të rinisë shqiptare”.