50% e personelit të bashkisë së Durrësit do të jenë gra, është ky një nga zotimet e kandidatit Luan Hoti, nëse do të fitojë zgjedhjet si kryebashkiak.

Me anë të një postimi në Facebook, teksa shpërndan pamjet e takimit që ka zhvilluar ditën e çeljes zyrtare të fushatës, Hoti thekson se ky nuk është nder që u bëhet atyre, por zonjat e meritojnë sepse janë luftarake dhe kur duan të realizojnë një punë e çojnë deri në fund.

Kandidati i PD-së shprehet se tek ai, qytetarët e Durrësit do të gjejnë një kryebashkiak larg politikës së baltosjeve ndaj çdo lloj kundërshtari.

POSTIMI I LUAN HOTIT

Te unë do gjeni një kryebashkiak larg politikës së baltosjeve ndaj çdo lloj kundërshtari.E kam marrë këtë sfidë që të dëgjoj qytetarët dhe të jem zbatuesi i vendimeve të tyre.

50% e personelit të bashkisë do të jenë gra sepse gratë dinë të dëgjojnë. Gratë janë të dhembshura, gratë janë punëtore.

Ky nuk është nder që u bëjmë atyre, por zonjat e meritojnë sepse janë luftarake dhe kur duan të realizojnë një punë e çojnë deri në fund.

Në shërbim të qytetarëve. Bashkë për Durrësin! Voto Partia Demokratike. Voto Luan Hoti. Voto Nr.3