Roberto De Zerbi është shndërruar në një prej trajnerëve më të vlerësuar në Premier League, pasi po impresionon me futbollin që po aplikon te Brighton. 

Pasi mposhti Manchester United, trajneri De Zerbi foli për kanalin zyrtar të klubit duke theksuar se është duke jetuar një ëndërr.

 “Jam shumë krenar për këtë vit të parë me Brighton, është një eksperiencë e pabesueshme. Jam shumë krenar, mbaj mend ndeshjen e parë në Anfield kundër Liverpool, ka qenë një nga ditët më të bukura në karrierën time. Duhet të falenderoj klubin dhe tifozët, por nuk mund të harroj lojtarët dhe personat që punojnë me mua çdo ditë. Më kanë trajtuar në një mënyrë shumë të mirë. Sa i përket mentalitetit mendoj se ndeshja me Manchester City-n ka qenë më e rëndësishmja në rrugëtimin tonë”, u shpreh De Zerbi.