Detaje të reja janë zbuluar për aksidentin që ndodhi mesditën e sotme në lagjen nr.4 në Durrës, ku mbetën të plagosur dy efektivë policie.

Shkëlzen Kraja është shoferi që shkaktoi aksidentin dhe plagosi dy efektivët e “Shqiponjave”, njëri prej të cilëve është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Mësohet se efektivi ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ka pësuar dëmtime në kokë. Ndërkohë kolegët e tij kanë dhuruar gjak për të.

Më datë 13.08.2021, rreth orës 12:10, në lagjen nr.4, Durrës, një mjet me drejtues shtetasin Sh. K., është përplasur me patrullën e Forcës së Posaçme “Shqiponja” e cila ishte në shërbim. Si pasojë e përplasjes janë lënduar punonjësit e Policisë shtetasit K. H., dhe A. K., të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit po shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.”, njoftoi më herët policia.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.