Ministja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ditën e sotme ka inspektuar qendrën e vaksinimit të studentëve në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Manastirliu u shpreh se mësimi nuk do të zhvillohet më i alternuar por në auditore dhe studentët duhet të shfrytëzojnë javën përpara nisjes së mësimit për t`u vaksinuar që të ndjekin leksionet.

“Kemi nisur një aksion do thoja sa i përket vaksinimit të të gjitë personave plus 18 vjeç me fokus studentët, të rinjtë ku vërehet që kemi interes të shtuar.

Gjatë kësaj jave kemi nisur bashkëpunmin me strukturat e arsimit të lartë, vetë rektorët janë të angazhuar me gjithë stafet e tyre për të njoftuar studentët që kjo javë është javë vaksinimi se duke nisur nga java tjetër do duhet të paraqesin kartën e vaksinimit për vijimin e procesit normal mësimor.

Ne të gjithë duam që mos kemi më ndërprerjet ë shkollave, ato mësime që kryheshin në mënyrë të alternuiar, por ajo që synojmë është që mësimi të bëhet në auditore dhe e vetmja mënyrë që mësimi të zhvillohet në auditorë është që të vaksinohemi se është e vetmja armë e njohur nga të gjithë e cila kufizon përhapjen e infeksionit”, tha ministrja.

Rektorja e Universitetit të Durrësit Kseanela Sotirofski i bëri thirrje studentëve të paraqiten në universitet për t’u vaksinuar, pasi duke filluar nga e hëna e javës së ardhshme do të kërkohet pasaporta e vaksinimit për të qenë prezent në auditore.

Pavarësisht fushatës së vazhdueshme për domosdoshmërinë e bërjes së vaksinës për të mbrojtur jetën nga Covid-19, ende shumë studentë nuk janë të bindur për tu vaksinuar dhe këtë e tregon edhe numri i vogël i të rinjëve që i janë drejtuar qendrës së vaksinimit.