Koret e 17 shkollave 9-vjeçare të Durrësit morën pjesë në edicionin e VIII të Festivalit të Këngëve Korale, të organizuar nga QKF.

Secila nga shkollat interpretoi para jurisë së festivalit 3 këngë patriotike, mes të cilave Himnin Kombëtar, që është i detyruar për secilin kor.

Arjan Plaku, ideatori dhe përgjegjësi i sektorit të artit pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve, thotë për “DurrësLajm” se të gjitha shkollat pjesëmarrëse janë angazhuar maksimalisht për këtë edicion.

Festivali i këngëve korale organizohet me rastin e 14 nëntorit, ditës së çlirimit të Durrësit. Pikërisht në këtë datë do të përzgjidhen edhe shkollat me paraqitjen më të mirë dhe do të përcaktohen fituesit e festivalit.