Në universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, u mbajt të premten më 4 mars, workshop V “E-Commerce Business Ideas” me studentët e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit, duke rikthyer kështu aktivitetet në sallë pas dy viteve pandemie që detyroi lektorët dhe studentët të përfshiheshin në trajnime dhe workshop-e online.
Studentët e UAMD-së, nga Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit; Master “Shkenca Kompjuterike te Aplikuara”, realizuan 10 projekte start-up e-commerce të ideuara prej tyre (WEBSITE+APLIKACION):
“Mëpunëso.al” nga studentët Grigori Godolja dhe Jordi Tusha, u shpall projekti më i mirë.
Ndërkohë, projektet e tjera që u paraqitën, janë si më poshtë:
“Mëpunëso.al”
Grigori Godolja dhe Jordi Tusha
“MYGPS”
Clirim Furriku Artilda Laska Eglantina Dedej
“AK LIGHT ELECTRIC OUTSOURCE”
Martunel Rexhollari
“ALDA EVENT”
Hajrie Xhafa, Ersilda Bullari, Klei Osmani
“ONLY4KIDS”
Anxhela Faslliu, Klodjana Faslliu
DOIS AGENCY
Armela Rexhepi, Dorjana Asllani, Velisjana Vzhari
BOTA E PUTRAVE
Kevin Saliu
CRYSTAL ACCESSORIES
Manjola Methasani, Marsida Abdullaj
SKIN LAB
Xhorxhia Sotiri
Ky workshop për mbrojtjen e projekteve të studentëve të IT-Së mbahet që nga viti 2018. Lektorja Alma Stana, e cila lektron kursin tejet interesant në formimin e studentëve “E-business & E-commerce”, së bashku me kolegët e tjerë lektorë ideuan aktivitetin e përvitshëm nën kujdesin e Departamentit të IT-së.
Studentët patën mundësi të njihen me vlerat, kapacitetet kreative dhe aftësitë teknologjike të njëri-tjetrit. Në fund u shprehën të emocionuar dhe mirënjohës për stafin e Departamentit të IT dhe UAMD.