Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për 32-vjeçarin Marjus Musaku, i cili akuzohet se ka marrë peng për 9 ditë 30-vjeçaren Ersida Dyrmishin.

Gjithashtu, Musaku akuzohet se nën kërcënimin e thikës e ka detyruar për të bashkëjetuar dhe ka kryer marrëdhenie seksuale me të.

Ndërkohë, vetë autori ka deklaruar se 30-vjeçarja nuk është marrë forcërisht por me dëshirën e saj.