Kutia me nr.1473 është kutia e parë që ka mbërritur me votat e qytetarëve durrsakë në KZAZ-në nr.24 në Durrës të pozicionuar në shkollën artistike “Jan Kukuzeli”.
“DurrësLajm” që po ndjek nga afër procesin e punës në këtë KZAZ, vëren që stafi i KZAZ-së po punon me ritme të përshpejtuara për të marrë në kohë rekord të gjitha materialet zgjedhore nga 77 qendra votimi, ku pas mbërritjes së të gjitha kutive, pritet të nisë dhe procesi i numërimit.
Po ashtu, i njëjti proces po vijon edhe në KZAZ-në 22 te pallati i sportit “Ramazan Njala” ku po dorëzohen kutitë e 56 Qendrave të Votimit që ka kjo KZAZ.