Makina e fundit që Mbreti Zog përdori në Egjipt dhe në Francë përpara vdekjes, ka mbërritur në Shqipëri, nëpërmjet portit të Durrësit.

Lajmin e ka bërë të ditur, Autoriteti Portual Durrës përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Makina e llojit Rover, prodhim i limituar i vitit 1949, e përdorur nga Mbreti Zog deri në vdekjen e tij në Paris më 1961, erdhi në vendin tonë pak ditë më parë nën kujdesin e Ambasadës franceze në Tiranë e asaj në Francë dhe koleksionistit pasionant, Renis Bodinaku dhe do të jetë pjesë e muzeut që Bodinaku do të hapë në Tiranë.”, shkruan ndër të tjera APD-ja në “Facebook”.