Këshilli Bashkiak i Durrësit do të zhvillojë një mbledhje jashtë radhe ditën e mërkurë, më 21 maj 2025, në orën 12:00, në sallën e Këshillit Bashkiak.

Njoftimi i plotë;

Të nderuar qytetarë!
Në mbështetje të nenit 57 pika 2/c të Ligjit nr. 139, datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i ndryshuar, të nenit 45, pika 2/c të nenit 50 të Rregullores së Funksionimit të Këshillit të Bashkisë Durrës, pas dorëzimit tek Sekretarja e Këshillit Bashkiak të projektvendimit me relacionin përkatës dhe kërkesës për mbledhje jashtë radhe nga kryetarja e bashkisë, në mbështetje nenit 53 pika 3, të Ligjit nr.139, datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” i ndryshuar, Kryesia e Këshillit bashkë me përfaqësuesit e Grupeve Politike të Këshillit, me datë 19.05.2025, vendosën që mbledhja jashtë radhe të mbahet ditën e mërkurë, datë 21.05.2025, ora 12:00.

Rendi i ditës:

MIRATIMI I RENDIT TË DITËS SË MBLEDHJES

1- PËR MIRATIMIN E PËRDORIMIT TË FONDIT PREJ 3.000.000 LEKË
PËR OBJEKTIN “LIDHJA E ENERGJISË DHE UJESJELLËSIT NË
ZONËN E RE PËR ZHVILLIM SPITALLË”

DISKUTIME DHE PYETJE NGA KOMUNITETI

Kjo mbledhje do të mbahet në sallën e Këshillit Bashkiak.