Këtë të hënë, strukturat e Partisë Socialiste Shijak kanë zhvilluar një takim, ku fokus ishte proçesi zgjedhor i 25 prillit.

Kryetari i bashkisë Shijak, Elton Arbana në një postim në rrjetin social “Facebook” nënvizon se tanimë janë gati “për të nisur një riorganizim të Partisë Socialiste Shijak”, ndërsa thekson se do të zhvillohen “takime të vazhdueshme me çdo organizatë për një komunikim të drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin dhe qytetarët”.