Atmosferë festive në shëtitoren “Taulantia” në Durrës.

Mbrëmjen e të enjtes është organizuar në pjesën turistike të qytetit bregdetar një koncert me artistë të shumtë si muzikantë, instrumentistë, balerinë dhe DJ të ndryshëm.

Koncerti u stacionua në vendin ku disa ditë më parë u përurua memoriali SONO PERSONE/JANË NJERËZ, kushtuar eksodit të madh të shqiptarëve me anijen “Vlora” 30 vite më parë.

Në përkujtim të kësaj date por edhe Ditës Botërore të Rinisë (12 gusht), në sheshin e shëtitores “Taulantia” performuan artistë si “Gjergj Kaçinari Band”, formacioni orkestral i grupit “Burn”, një grup balerinësh që nën tingujt e muzikës së viteve ’80-’90 sollën një atmosferë ndryshe për qytetarët që ndodheshin në zonën më të frekuentuar të Durrësit në këtë periudhë.