Mësimi me dy turne në shkollën 9-vjeçare “Jusuf Puka” në Durrës i jep fund pas shumë vitesh, falë ndërhyrjeve të fundit infrastrukturore që po realizohen në këtë institucion.
Lajmi u bë i ditur nga kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi se janë drejt përfundimit punimet për ndërtimin e katër klasave të reja.
Krahas klasave të reja, në ambientet e shkollës po ndërtohet edhe një terren sportiv i mbyllur, i cili do të jetë në dispozicion jo vetëm për nxënësit, por edhe për komunitetin përreth.
Postimi i plotë:
Duke ndjekur nga afër punimet për 4 klasat e reja që i shtohen shkollës 9 vjeçare “Jusuf Puka”.
Me përfundimin e këtyre klasave të reja nxënësit e kësaj shkolle do të mësojnë në sezonin e ri shkollor vetëm me një turn.
Po kështu do të ndërtojmë pranë kësaj shkolle një terren sportiv të ri të mbyllur i cili do të shfrytëzohet jo vetëm nga nxënësit e kësaj shkolle por edhe nga banorët e zonës në kuadër të modelit shkolla qendër komunitare.