Është mbyllur procesi i votimit tëë anëtarësisë së PD dega Durrës për procesin e Primareve. Votimi u mbyll rreth orës 19.30, një orë e gjysmë më vonë se sa parashikimi, për shkak se ka pasur anëtarë që prisnin në radhë për të votuar.
Pas numërimit të fletëve të votimit që janë hedhur në kuti rezulton se në Durrës kanë votuar 2753 vetë. Afro 850 anëtarë të PD kanë votuar në njëjtën mënyrë në qendrën e votimit që u ngrit në bashkinë e Shijakut.
Tashmë pritet edhe numërimi i votave për secilin nga 37 kandidatët që kanë qenë në fletën e votimit. Ky proces pritet të zgjasë disa orë dhe më pas rezultati do të dërgohet në Kryesinë e PD në Tiranë.