Ish-kreu i njësisë administrative nr.6 në Durrës, e njohur ndryshe si “Durrësi i ri”, Serjan Mazrreku ka reaguar përmes një statusi të gjatë në rrjete sociale për një nga temat më të nxehta të dy muajve të fundit, situata në PD mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

Duket se edhe Mazrreku, i cili në muajin prill të këtij viti u nda nga socialistët për t’ju bashkuar demokratëve, nuk i ka shpëtuar pyetjes shumë të përsëritur: A je me Bashën apo Berishën?

Sipas tij, kjo pyetje i kujton situata të ngjashme brenda PS-së vitet e kaluara, kur diskutohej për kandidatët për kreun e PS Durrës, apo për kandidatët që përzgjidheshin për të qenë njerëzit e besuar të Edi Ramës.

Sipas Mazrrekut, marrëveshja që ka pasur me secilin kandidat ka qenë e bazuar vetëm mbi parimin: Mbështetje për zonën e ish-Kënetës, zona informale ku në 30 vitet e fundit janë vendosur të ardhurit nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Ndërsa thekson se gjatë punës së tij i është dashur të kërkojë me forcë dhe presione votash që pushtetarët vendorë të realizonin investime publike në këtë zonë informale, ai shkruan se shpesh i thonin: “Tin a flet sikur je kundër bashkisë!

Sipas tij kjo gjë vinte sepse “se smë ka plas trapi asnjëherë për asnjë kryetar bashkie dhe ata të gjjthë e dinin që se beja kurrë servilin me qëllime përfitimi për mua dhe për ato, dhe zone ime të ngelte me infrastrukturë mesjetare dhe pa shërbime e pa përfaqësim, ajo për të cilën ju kisha trokitur në derë prej vitesh për një përfaqësim të denjë, ajo që fal gjithckaje që ka përfituar zona un sot jam kryelarte para tyre, se të gjitha sherbimet në zonë janë marë me forcë, se te ishte për ata, akoma do i kishim të gjitha rrugët të pa shtruara dhe kanalet e hapura si kanali zi.” – shkruan Mazrreku.

Më tej në statusin e tij, Mazrreku shprehet se çdo garë në të cilën do të përfshihet do të ketë në thelb të saj lidhjen e fortë me banorët e Durrësit të ri.

“Ndaj miqtë e mij, cdo garë e mbështetur nga ana ime deri më sot e në vazhdim, kanë e do të kenë vetem një emër; Lidhja e fortë e finsike që kam me banorët e Durrësit të Ri, e të gjithë të ardhurve në Durrës për të cilët zdo jem kurrë i lëkundur, e për ti hyrë cdo lloj gare që kjo zonë, e të ardhurit të marrin cdo ditë e më shumë atë që meritojnë dhe të trajtohen si pjesë e qytetit dhe e qytetaris durrsake.”,- shkruan Mazrreku.

Statusi i plotë:

Kohët e fundit më pyesin:

-A je me Bashën apo Berishën? Siç më pyesnin në garat e PS-së:

-A je me Luanin e Vangjushit apo me kandidatin e dal nga baza, apo garat e rinis më thonin:

-A je me Elisa Spiropalin apo Kandidatin që duan njerëzit afër Ramës?

E shumë gara të tjera për të cilat të gjithë e dinë se cfarë më ka lidhur me cdo garë dhe se cili ka qenë parimi im dhe qëllimi për të mbështetur cdo kandidat ashtu si me kandidatët e bashkisë si Vangjushi dhe duke mbaruar tek të fundit, ka pasur një marrveshje me gjithsecilin, e ajo marrveshje ka qenë zona e ish-Kenetes, Durrësi i Ri, banorët e saj, për më shumë vëmendje, më shumë përfshirje në të gjitha drejtimet, e ketë marrveshje asnjëherë se zbatuan me deshirë, gjithmonë i kam bërë ta zbatojnë me forcë apo me presione votash dhe se të gjithë kryetarët e bashkisë që kanë punuar me mua, kur ngrija problematika të zonës apo kerkesa më thonin se ti na flet sikur je kundër bashkisë!

Jo se isha kundër por se smë ka plas trapi asnjëherë për asnjë kryetar bashkie dhe ata të gjjthë e dinin që se beja kurrë servilin me qëllime përfitimi për mua dhe për ato, dhe zone ime të ngelte me infrastrukturë mesjetare dhe pa shërbime e pa përfaqësim, ajo për të cilën ju kisha trokitur në derë prej vitesh për një përfaqësim të denjë, ajo që fal gjithckaje që ka përfituar zona un sot jam kryelarte para tyre, se të gjitha sherbimet në zonë janë marë me forcë, se te ishte për ata, akoma do i kishim të gjitha rrugët të pa shtruara dhe kanalet e hapura si kanali zi. Për këto e shumë te tjera banorët janë vet deshmitar dhe i dijnë të gjitha dhe se cfarë urrejtje ka Vangjush Dako dhe Klani i tij për të ardhurit, ndaj unë pushtetin që kisha e fala sepse smund të isha më pjesë e një bashkie që se dinte se kë kishte kryetar, smund te isha më pjesë e saj dhe klanit te PS-së pasi mbrështetja për zonën u zerua akoma më keq në kohën e fatkeqsisë natyrore tërmetit, ku ishim te fundit për cdo gjë e më pak të vlersuar se të gjitha njësitë e tjera. Ndaj miqtë e mij, cdo garë e mbështetur nga ana ime deri më sot e në vazhdim, kanë e do të kenë vetem një emër; Lidhja e fortë e finsike që kam me banorët e Durrësit të Ri, e të gjithë të ardhurve në Durrës për të cilët zdo jem kurrë i lëkundur, e për ti hyrë cdo lloj gare që kjo zonë, e të ardhurit të marrin cdo ditë e më shumë atë që meritojnë dhe të trajtohen si pjesë e qytetit dhe e qytetaris durrsake.

Per mua Socialist dhe Demokrat në kënetë janë NJE dhe vitet në drejtimin e tyre flasin vet, pasi ata kanë nevojë për njerëz që ti përfaqësojë denjësisht e jo për servila që harrojnë cdo fjalë të marrë e të dhënë për ta. Mënyra se si ju flisja unë kryetarëve të bashkisë dhe se si ju kerkoja llogari për komunitetin e tregon shumë qartë kjo video në mesin e banorëve të zonës me ish-kryetarin dhe kryetaren aktuale të Bashkisë Durrës!