Deputeti i Durrësit, Edi Paloka, njëkohësisht Kryetar i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me pyetjen që ka nisur të qarkullojë jo vetëm në media, por edhe në rradhët e politikës: me kë jeni, me Sali Berishën apo SHBA-në?

“Shoh që së fundmi është hedhur e qarkullon një pyetje nëpër rrjetet sociale, herë në formë sondazhi e herë si ftese për debat: Me kë jeni, me Sali Berishën apo me SHBA ?

Mos ju bëni demokratëve pyetje të tilla se janë të shëmtuara…! Lerjani Ramës dhe lëtyresave të tij këto diversione”, shkruan Paloka.

Kujtojmë që Paloka pas vendimit të kreut të PD-së Lulzim Bashës për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga Grupi Parlamentar i PD-së, është shfaqur në krah të këtij të fundit.