Restoranti i njohur në Durrës, “2 kitarat” vjen me emër të ri dhe specialitete të reja. “Steak House” ka hapur dyert mbrëmjen e së enjtes në një atmosferë festive. 

3 kuzhinierë të rinj, të ardhur apostafat nga Greqia, do të përgatisin për klientët menu mesdhetare dhe tradicionale.

“E çelëm sot restorantin, që ia kemi vënë emrin ‘Steak House’ nga dëshira për t’u diversifikuar nga ‘2 Kitarat, Amorë deti’. Kemi 3 kuzhiniere që kanë ardhur nga Greqia dhe menuja do të jetë mesdhetare, tradicionale, pak edhe nga menuja jonë e peshkut. Dhe si gjithnjë, muzika live tek ne vazhdon gjithmonë”,– tha Adil Beqiraj, administratori i “2 Kitarat, Steak House”.

Specialitetet e reja, të përgatitura plot kujdes dhe shije, u mirëpritën nga klientët e shumtë, që si çdo mbrëmje me muzikë live e kishin mbushur plot e përplot restorantin.

Të shoqëruara me verërat italiane, antipastat e larmishme dhe tingujt e hareshëm të muzikës live, gatimet e servirura ishin qershia mbi tortë e atmosferës së ngrohtë të krijuar aty.

Administratori i “2 Kitarave Steak House”, Adil Beqiraj, pasi u uroi të pranishmëve mirëseardhjen i ftoi të shijojnë ushqimet dhe atmosferën festive unike.

“Shpresojmë të na shkojë mbarë ky fillim i ri tek ‘2 Kitarat Steak House’ . Shpresojmë ta realizojmë me fakte idenë që kemi në kokë”,- tha Beqiraj.

Muzika live ndezi atmosferën siç ndodh përherë tek “2 Kitarat” duke u dhuruar të pranishmëve emocione të forta dhe momente të bukura.

Me një emër që simbolizon cilësi shërbimi, “2 Kitarat” mbetet një nga restorantet më të mira të Durrësit.

Ai është një pikëtakimi e përhershme për admiruesit e kuzhinës së mirë dhe argëtimit e relaksit.