Teuta ka bërë një lëvizje të rëndësishme në merkato, pasi ka kthyer në radhët e saj mesfushorin Erando Karabeci. Futbollisti i cili është shpallur kampion me Tiranën dhe Teutën, vjen nga kampionati kosovar ku ka veshur fanellën e Prishtinës në sezonin e fundit.Pas mbylljes së marrëveshjes me bardheblutë e kryeqytetit të Kosovës, Karabeci ka nisur negociatat me durrsakët dhe ka gjetur shpejt akordin për tu bërë përsëri pjesë e ekipit me të cilin u shpall kampion në Superiore në vitin 2021.

Karabeci nuk ka vonuar të rishfaqet në stërvitje me Teutën, duke qenë i pranishëm nën urdhrat e trajnerit Arapi.Kësisoj, klubi ka plotësuar shpejt një nga kërkesat e teknikut, i cili kishte insistuar se skuadra kishte nevojë për elementë që njihnin Superioren, për të arritur objektivat që durrsakët kanë vënë për sezonin që fillon në fundjavë.