Paraditja e të shtunës dhe të dielës në Durrës rezervojnë një surprizë të bukur për vogëlushët.

Miqtë e tyre klasikë, maçoku Tom dhe miushi Xherri, do të jenë në qytetin bregdetar, me shfaqjen e Teatrit të Kukullave “𝗧𝗢𝗠 & 𝗝𝗘𝗥𝗥𝗬”.

Dy protagonistët e shfaqjes që synon të jetë edukative, argëtuese dhe interaktive do të jenë aktorët Alex Kondi dhe Jaho Guma.

Në shfaqjen për fëmijë ndërthuren midis tyre “miqtë” klasikë të prezantuar si personazhe vizatimorë, por duke trajtuar problemet e sotme te fëmijët, si bullizmin, marrëdhënien me teknologjinë apo problematika të tjera shqetësuese të cilat kanë krijuar varësi te fëmijët.

Të gjithë vogëlushët dhe prindërit e tyre mund t’i ndjekin shfaqjet në oraret 10:30 dhe 11:30, pranë teatrit “Aleksandër Moisiu”.