Mëngjesin e sotëm e gjithë zona e Vollgës dhe portit të Durrësit është mbuluar nga mjegulla.

Siç duket edhe në videon më poshtë, në zonat ku është shfaqur mjegulla e dendur, shikueshmëria është minimalizuar, duke krijuar kështu vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Nuk është hera e parë që ndodh ky fenomen në qytetin e Durrësit, pasi edhe para pak javësh mjegulla e dendur u shfaq në zonën e Shkëmbit të Kavajës.