Eshtë jashtë rrezikut për jetën vetëm njëri nga 2 personat që i zuri poshtë soleta, në një banesë në fshatin Qerret, të NJA-së Katund i ri, Durrës. Bëhet fjalë për një të ri, të punësuar nga pronari i banesës, i cili fatkeqësisht humbi jetën prej dëmtimeve të marra.

Siç duket edhe nga fotot dhe pamjet filmike që po publikon “DurrësLajm”, pavarësisht lëndimeve të marra, njëri prej të plagosurve janë jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi rreth një orë më parë, ndërsa me të marrë njoftimin drejt vendndodhjes u nisën efektivët e rendit dhe të zjarrfikëses, si dhe një ambulancë për të dhënë ndihmën e parë.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Durrësit për një ndihmë mjekësore më të specializuar.

Ky është momenti kur personi i dytë i mbetur nën rrënoja mbërrin në spitalin e Durrësit.

Efektivëve të zjarrfikëses iu desh të ndërhynin me matrapik në rrënojat e taracës për të nxjerrë të dy të plagosurit, njëri prej të cilëve humbi jetën.