Ky është momenti kur një djalë i ri është kapur nga kamerat e sigurisë duke vjedhur në një supermarket në Vlorë.

Policia njofton se arrestoi në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, shtetasin A. C.(K)., 25 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”.

Ai akuzohet se ka vjedhur disa produkte ushqimore, në një market, në lagjen “Pavarësia 2”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se po 25-vjeçari ka vjedhur edhe në 4 raste të tjera. Konkretisht në datat 16.12.2021, 20.12.2021, 05.01.2022 dhe 07.01.2022, ka vjedhur produkte të ndryshme në disa markete dhe në një dyqan rrobash.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.