Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e së martës gjirin e Durrësit, ka shkaktuar vonesa në nisjen e trageteve nga Durrësi drejt portit të Barit.

DurrësLajm” mëson se dy tragetet me 720 pasagjerë në bordet e tyre, kanë pritur rënien e shpejtësisë së erës dhe janë nisur me rreth 5 orë vonesë drejt Italisë. Era e fortë ka qenë me drejtim veri-perëndim dhe deti me forcë mbi 6 ballë. “Rigel VII” është nisur në orën 03:15, ndërsa “AF Franceska” në orën 04:00 të mëngjesit.

Ndërkaq, tragetet e nisura mbrëmë nga Bari kanë mbërritur në orar sot në mëngjes në portin e Durrësit; “Rigel III” në orën 07:25 dhe “GNV Blue” në orën 07:20.

Situata detare ka shkaktuar probleme dhe në sektorin e peshkimit që ka pezulluar përkohësisht aktivitetin.