Asnjë nga tragetet e linjës Bari-Durrës nuk ka mbërritur deri tani në portin e Durrësit.

Burime nga kapiteneria bëjnë me dije se moti i keq në shtetin fqinj ka shkaktuar vonesa për lundrimin e trageteve të kësaj linje.

“Rigel VII” dhe “Af Francesca” duhej të kishin mbërritur në portin e Durrësit në orën 08:00 të kësaj të enjteje, por të njejta burime bëjnë me dije se do mund të bregëzohen në port në mesditë, rreth orës 13:00.