Dita e dielë i ka gjetur dhjetëra qytetarë të Durrësit duke bërë xhiro buzë detit.

Siç duket edhe në videon e mëposhtme, vija bregdetare në lagjen nr.13 është e mbushur me qytetarë që shijojnë ngrohtësinë e diellit dhe ajërin e pastër.

Përveç banorëve të zonës, të cilëve shëtitja buzë detit iu është kthyer tashmë në rutinë, janë dhe shumë qytetarë të tjërë që kanë zgjedhur qetësinë që ofron deti.