Një avari detare është regjistruar një ditë më parë në një motopeshkatore që po lundronte në ujërat e Adriatikut.

“Heron 1” po rrezikonte mbytjen si pasojë e ujit që depërtonte në sallën e motorit dhe kishte nevojë për asistencë për t’u rimorkiuar drejt Portit të Durrësit.

Ka qenë kapiteneria e këtij të fundit që i ka ardhur në ndihmë.

Detajet e plota për ngjarjen:

⚠️Një avari detare është regjistruar një ditë më parë në një motopeshkatore që po lundronte në ujërat e Adriatikut, falë ndërhyrjes në kohë të Kapitenerisë së Portit të Durrësit, Forcat Detare, Guardia di Finanza, u shmangën pasojat.

🆘Ngjarja

➡️Rreth orës 19:15 të mbrëmjes së kaluar, me të marrë njofimin nga Dispeçeria e Peshkimit “Sirena”, se motopeshkatorja “Heron 1” po rrezikonte mbytjen si pasojë e ujit që depërtonte në sallën e motorit dhe kishte nevojë për asistencë për t’u rimorkiuar drejt Portit të Durrësit, Kapiteneria e Portit Durrës u angazhua menjëherë në operacionin për realizimin e tërheqjes së mjetit peshkatore dhe sigurimin e jetës së peshkatarëve në bord.

Për ngjarjen u njoftua QNOD si dhe u përgatit dalja në det e M/R “Joni”, pjesë e kompanisë së rimorkiatorëve ASHD.

Rreth orës 19:45 M/R “Joni” u nis për të dhënë ndihmën e parë shoqëruar edhe nga pronari i barkës në bord. Rreth orës 19:50, u nisën gjithashtu edhe mjetet e Rojes Bregdetare dhe GDF-së.

U vendos kontakt radio midis mjeteve dhe u realizua paraprakisht transferimi i peshkatarët në bordin e mjeteve të shpëtimit. Pas heqjes së ujit nga bordi i motopeshkatores nëpërmjet pompave ndihmëse, “Heron 1” u lidh me cima dhe u rimorkiua drejt Portit të Peshkimit ku mbërriti i sigurtë bashkë me ekuipazhin rreth orës 02:00 të mëngjesit.