Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit.

Përmes një postimi në “Facebook” ajo uron agjërim të lehtë e të pranuar dhe që të “shërbejë ky muaj për të forcuar sa më shumë solidaritetin midis nesh”.

Postimi i plotë:

Gëzuar muajin e shenjtë të Ramazanit. 🌙

Agjërim të lehtë dhe të pranuar për të gjithë besimtarët myslimanë. Le të shërbejë ky muaj për të forcuar sa më shumë solidaritetin midis nesh.

Sjelltë ky muaj mirësi në familjet e të gjithë shqiptarëve! 🙏🏻