Ardian Muka, kandidat i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në granë për kryebashkiak të Durrësit, këtë të martë ka ndarë pamjet e rrugës pranë Drejtorisë së Sigurimeve Shoqërore në qytet, e cila është e amortizuar.

Sipas Mukës, jo vetëm kjo rrugë, por shumë prej rrugicave në qytet nuk janë sistemuar prej 30 vitesh.

“Jemi pranë Drejtorisë së Sigurimeve Shoqërore. Qytetarët ankohen që rruga ka 30 vite në këtë gjendje. Është si një pishinë. Kjo situatë do të ndryshojë. Më 6 mars votoni nr. 1 që Durrësi mos të jetë më kështu!”, shprehet Muka.