Mjeku në kampin e MEK në Manzë ka thënë për mediat se një person ka humbur jetën, ndërsa 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e gazit të hedhur nga Policia e Shtetit gjatë operacionit të zhvilluar.

Ai tha se tre prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në spitalin ushtarak në Tiranë.

“Sot na kanë sulmuar pa pritur dhe se dimë për çfarë qëllime. Deri tani kemi 1 të vdekur dhe 100 të plagosur. Ka vdekur një person nga gazi”, tha ai.

“Kemi urgjencë, nuk kemi ku t’i çojmë të plagosurit. Mund ti filmoni personat e vdekur. Kanë përdorur gaz lotësjellës. Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë në gjendje të rëndë e janë dërguar në spitalin ushtarak të Tiranës. Qindra të tjerë janë të plagosur dhe kanë lëndime në sy dhe në aparatin e frymëmarrjes. Pse përdorën gaz lotsjellës? Pse u bënë këto kontrolle? Policia shqiptare na ka sulmuar rëndë. Na sulmuan edhe motrat tona këtu, marrëdhënia jonë me popullin shqiptar është miqësore. Pse na sulmuan kështu?

Pse sulmuan me gaz? Po na sulmonin që të merrnin kompjuterat dhe mjetet e tjera elektronike dhe ti çonin jashtë kampit.“, shtoi ai.