Një person dyshohet se ka mbetur i vdekur brenda kampit të Muxhahedinëve në Manëz të Durrës, gjatë një kontrolli të zhvilluar ditën e sotme nga Policia e Shtetit.

Gjithashtu, referuar deklaratave të bëra nga zëdhënësi i kampit të iranianëve u tha se 36 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit e mohon këtë pretendim dhe thotë se nuk ka asnjë viktimë dhe se informacioni i shpërndarë nga kampi i muxhahedinëve është i pavërtetë.