Në ditën Botërore të Muzeve, Muzeu Etnografik i Durrësit, i hapur vetëm pak javë më parë, mikpriti koncertin e orkestrës së harqeve “Echos-Jehonat e Kohës”. Nën dirigjimin e Gridi Krajës, orkestra e harqeve solli pjesë të zgjedhura nga kompozitorë të njohur shqiptarë dhe të huaj, por pjesë e koncertit ishin dhe poezitë e interpretuara me mjaft mjeshtëri nga aktorja Mimoza Marjanaku.

Në hapësirën ku historia ruan kujtesën e saj, muzika ringjalli jehonat e së kaluarës dhe i shndërroi ato në emocione të gjalla. Tingujt elegantë të muzikës së dhomës sollën për artdashësit durrsakë një mbrëmje artistike plot sharm dhe finesë artistike.

M.B.