Është ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare dirigjenti i shquar shkodran Kujtim Alija.

Lajmin e ka bërë të ditur në rrjetet sociale kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi.

Nuk gjej fjalë për të përshkruar këtë ikje shumë të parakohëshme të mesuesit tim, të mësuesit të të gjithë fëmijëve, të mjeshtrit të madh Profesor Kujtim Alija”, shkuan Ademi.

Alija ka qenë organizator për shume vite i festivalit mbarëkombëtar të fëmijëve si dhe drejtues i qendrës kulturore të fëmijëve në Shkodër.

Kohet e fundit vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila i mori jetën. Kujtim Alija mban titullin “Mjeshtër i Madh”.