Ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare Artisti i Madh Sherif Merdani.

Merdani njihet si një nga këngëtarët më të mëdhenj të muzikës së lehtë shqiptare, teksa ka punuar edhe si diplomat në ambasadën shqiptare në Romë.

Ai ka qenë edhe i dënuar në kohën e diktaturës, pasi bëri 16 vite burg pas Festivalit të 11-të, së bashku me disa kolegë të tij.

Sherif Merdani ka marrë pjesë në disa Festivale në RTSH:

Në Dhjetor 1970, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 9-të në RTSH me këngët “Mes jush” dhe “Të pres në tetor”.

Në Dhjetor 1971, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 10-të në RTSH me këngët “Kënga e nënës”, “Vite pa harrim” dhe dueti me Justina Aliaj “Në mbrëmjen e vallëzimit”.

Në Dhjetor 1972, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 11-të në RTSH me këngët “Vajza E qelqtë”, “Rruga e Dibrës” dhe “Duart e tua”.

Në Dhjetor 1995, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 34-të në RTSH me këngën “Simfonia E Nenes”.

Në Dhjetor 1997, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 36-të në RTSH me këngën “Bisedoj Me Dashurine”.