Foto: Fatos Tartari në një intervistë të dhënë për “DurrësLajm” në vitin 2017

Durrësi do t’i japë lamtumirën e fundit ditën e premte arkeologut të njohur Fatos Tartari.

Homazhet do të zhvillohen të premten, ora 14:00 – 16:00, pranë Pallatit të Kulturës, Durrës. Më pas, arkivoli me trupin e të ndjerit do të niset drejt varrezave të vjetra të qytetit, ku Tartari do të prehet përgjithmonë.

Arkeologu Fatos Tartari u nda nga jeta për shkaqe natyrale në moshën 85-vjeçare të mërkurën e 8 marsit. Ai ishte një personalitet në fushën e Arkeologjisë.

Më poshtë mund të ndiqni intervistën e dhënë në vitin 2017 nga profesor Fatos Tartari për “DurrësLajm”, ku fliste me dhimbje për qytetin e tij të lindjes, Durrësin.