Fëmijët e talentuar të “Ari Metani Dance Company” mbyllën me sukses edicionin e dytë të spektaklit “Ari’s Angels Dance Show”.

Në një skenë magjike tek Amfiteatri i Durrësit, të premten e 13 qershorit mbi 110 fëmijë kërcyen zhanera të ndryshme të kërcimit, me një kostumografi të larmishme të përzgjedhur nga stafi me shije e elegancë.

Mbi 400 spektatorë, mes të cilëve pati edhe të huaj, shijuan për rreth dy orë shfaqjen e cila kishte si qëllim për të treguar ecurinë e fëmijëve dhe punën e madhe që kanë bërë përgjatë sezonit të fundit në “Ari Metani Dance Company”.

Fëmijët nga Durrësi treguan se arti dhe kërcimi po njohin nivele të reja falë punës së palodhur të kompanisë me koreograf Ari Metanin dhe dy asistentet e tij Bana Kucuku e Liza Metani, si dhe padiskutim talentit e përkushtimit të fëmijëve me mbështetjen e prindërve të tyre.