Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Mëlyshi, dhe kandidatët për deputet të koalicionit “Aleanca pë Shqipërinë madhështore” Arian Ndoja, Ndrec Pjetri e Aleksandër Lala kanë zhvilluar një takim elektoral me banorët e lagjes “Mirdita” në Spitallë të Durrësit.
Gjatë takimit me komunitetin mirditor, nënkryetari Gjekmarkaj deklaroi se në këto zgjedhje “Partia Demokratike vjen me një program konkret për zhvillim, punësim dhe dinjitet për çdo qytetar. Mirditorët në Spitallë janë shembull i punës, traditës dhe qëndresës dhe bashkë do ta ndërtojmë të ardhmen që meritojmë”.
Kandidati për deputet i qarkut Durrës, Arjan Ndoja, gjatë fjalës së tij në takim e vuri theksin tek disa nga plagët, që po kalon prej vitesh shoqëria shqiptare dhe zgjidhjet konkrete, që ofron PD për përmirësimin e cilësisë së jetës për shqiptarët.
“Ndjehem shume i nderuar nga pjesëmarrja e këtyre burrave të mençur të kësaj zone, që të japin forcë dhe përkushtim në këtë rrugëtim. Votimi për numin 1 është zgjidhje, që duhet të bëjnë shqiptarët, ndërkohë që votimi për kandidatët e listës së hapur është zgjedhje.
Shpopullimi kjo plagë e rëndë kombëtare gjendet e pranishme edhe këtu në këtë zonë me njerëz punëtorë dhe qëndrestarë. Mungesa e shërbimit mjekësor dhe pensionet e ulëta janë shqetësimet kryesore të banorëve të kësaj zone. Qeveritë nuk bien nga brenda zyrave, por nga zeri i atyre që nuk pranojnë të nënshtrohen.”