Ju njoftojmë se, pas dorëzimit te Sekretarja e Këshillit Bashkiak të projekt-vendimeve dhe relacioneve përkatëse nga Bashkia Durrës, në mbështetje nenit 53 pika 2, 3, 4 të Ligjit nr.139, datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” i ndryshuar, Kryesia e Këshillit, me datë 05.06.2025, vendosi që mbledhja e radhës të mbahet ditën e mërkurë, me datë 11.06.2025, ora 14.00.
Ditën e mërkurë më 11 qershor, ora 14;00, do të mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak Durrës.
Në rendin e ditës janë 12 pika si më poshtë:
RENDI I DITËS:
1- Për miratimin e kërkesës për transferimin përfundimtar të pronës, me emërtimin “varreza”, bashkia Durrës, njësia administrative rrashbull
2- Për miratimin e kërkesës për transferimin përfundimtar të pronave të paluajtshme shtetërore tek bashkia Durrës, për njësinë administrative Manëz
3- Për miratimin e kërkesës për transferimin përfundimtar të pronës, me emërtimin “varreza”, bashkia Durrës, njësia administrative Katundi Ri
4- Për disa ndryshime në vendimet e këshillit bashkiak përsa i përket listave të përfituesve, banorë në banesat individuale, të cilët kanë përfituar nga programi i proçesit të rindërtimit të zonës së re për zhvillim, njësia administrative Durrës, sipas vendimit të këshillit të ministrave nr. 164, datë 19.2.2020, “për shpalljen e zonës së re për zhvillim, në njësinë administrative durrës, bashkia durrës, dhe caktimin e fondit shqiptar të zhvillimit si njësi zbatuese”
5- Për disa ndryshime në vendimet e këshillit bashkiak të listës së përfituesve, banorë në pallatet e dëmtuara në njësitë administrative Sukth, Katund i Ri si dhe njësitë administrative nr.3 dhe nr.4, bashkia Durrës, të cilët kanë përfituar nga programi i procesit të rindërtimit të zonës së re për zhvillim, sipas vendimit të këshillit të ministrave nr. 164, datë 19.2.2020, “për shpalljen e zonës së re për zhvillim, në njësinë administrative durrës, bashkia durrës, dhe caktimin e fondit shqiptar të zhvillimit si njësi zbatuese”.
6- Për miratimin e ndryshimit të vendimit nr. 30, datë 26.03.2021 “për miratimin e listës së përfituesve nga programi i procesit të rindërtimit për pallatin nr.1032, rruga “Aleks Komneni” dhe pallatin “kastrati”, rruga “Ramadan Veliu”, të dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019” të ndryshuar, përsa i përket miratimit të sipërfaqeve shtesë
7- Për miratimin e procedurës së shpërndarjes së subvencionimit për operatorët e shërbimit të transportit publik qytetas në bashkinë Durrës
8- Për miratimin e hartës së përgjithshme të plazheve të lejuara ku do të ushtrohet veprimtaria si stacion plazhi, plazhet publike për vitin 2025, si dhe plotësimin e saj me elementët e nevojshëm lidhur me standartet e kërkuara nga aktet ligjore në fuqi.
9- Për mbarimin përpara afatit të mandatit të këshilltarit z. Ani Dyrmishi
10- Për mbarimin përpara afatit të mandatit të këshilltares znj.Manjola Luku
11- Për ndryshimin e pikës 1, të vendimit të këshillit bashkiak nr.166, datë 03.11.2023 “për ngritjen dhe funksionimin e bordit artistik pranë qendrës kulturore “Aleksandër Moisiu”.
12- Për ndryshimin e pikës 1, të vkb-së nr.11, datë 30.04.2025 “për dhënien e dakordësisë për vazhdimin e procedurës së ndryshimit të kategorisë së përdorimit të sipërfaqes pyjore nga fondi pyjor kombëtar, në zbatim të vendimit nr.37, datë 01.08.2023 të kkt-së “për miratimin e lejes së ndërtimit për objektin resort turistik lura 5, faza 3, njësia administrative Ishëm, Bashkia Durrës”, për shkak të një gabimi material.