Në praninë e 130 personaliteteve të vendit, me kontribut të rëndësishëm në fushën e shëndetësisë, edukimit, menaxhimit publik, artit, sipërmarrjes, “Albanian Excellence” shpalli çmimin “Hero Covid ‘19”.

Doktoreshë Edlira Harizi, neurologe pranë spitalit rajonal Durrës, u shpall si “Lider në kujdesin ndaj pacientit dhe kujdesin shëndetësor ndaj Pandemisë Covid 19”.

Titujt dhe gradat janë shumë për dr. Edlira Harizi, por titullin më të lartë dhe vlerësimin më të madh ia kanë dhënë qytetarët e vendit të saj të lindjes. Asaj iu dha çmimi nga një njeri i rrallë në fushën e neurologjisë shqiptare, një vlerë të këtij vendi, bashkëudhëtare e karrierës së Doktoreshë Harizit, e shpallur nga Albanian Excellence si “Zonjë që bën Shqiptarinë” në vitin 2019. Ajo është dok. prof. Jera Kruja.