Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ka inspektuar ditën e sotme ngritjen e kantierit të ndërtimit të pallatit 458 në Shkozet, i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit të vititi 2019.

Përmes një postimi në “Facebook”, Sako njofton se brenda 1 viti, banorët do të jenë brenda banesave të tyre më të bukura dhe më të sigurta se më parë.

Postimi i plotë i Sakos:

Me banorët e pallatit 458 në Shkozet ku ka filluar ngritja e kantierit të ndërtimit të objektit siç u kemi premtuar.

Pas rreth 10 muajsh ata do të jenë brenda në banesat e tyre më të sigurta e më të bukura se më parë.