Një 36-vjeçar nga Pogradeci është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshes së tij 84-vjeçare.
Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë S. N., 36 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Ky i fundit në banesë, ka ushtruar dhunë fizikë ndaj gjyshes së tij Ll. T., 84 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.