Durrësi është kthyer në një skenë të madhe të kulturës dhe traditës me nisjen e edicionit të radhës të festivalit ndërkombëtar folklorik “Fest Lojë”, një aktivitet që organizohet nga World Festival Association (WOFA). Festivali ka mbledhur në qytetin bregdetar dhjetëra artistë dhe grupe folklorike nga vende të ndryshme të rajonit dhe më gjerë, duke sjellë për publikun një mozaik ngjyrash, ritmesh dhe traditash. Organizatorët bëjnë të ditur se këtë vit festivali ka regjistruar një pjesëmarrje më të lartë të grupeve artistike ndërkombëtare, duke e kthyer Durrësin në një pikëtakim të kulturave të ndryshme.
Në mbrëmjen e parë të festivalit, publiku pati mundësinë të ndjekë performancat e grupeve folklorike nga Ukraina, Turqia, Moldavia, Letonia dhe Mali i Zi, të cilat sollën në skenë elementë karakteristikë të kulturës dhe traditave të vendeve të tyre. Sipas organizatorëve, aktivitetet do të vijojnë përgjatë sezonit turistik dhe deri në muajin tetor, me dhjetëra shfaqje artistike që do të zhvillohen në sheshin para Bashkisë së Durrësit, duke u ofruar qytetarëve dhe turistëve një program të pasur kulturor. Përmes këtyre aktiviteteve synohet forcimi i miqësisë dhe mirëkuptimit mes popujve, duke bashkuar në të njëjtën skenë grupe folklorike, kore, banda frymore, orkestra dhe artistë të zhanreve të ndryshme të vallëzimit.
“Fest Lojë” pritet të sjellë gjatë muajve në vijim një atmosferë festive dhe shumëllojshmëri kulturore në Durrës, duke e bërë qytetin një nga destinacionet kryesore të aktiviteteve artistike gjatë verës.
Nis në Durrës festivali ndërkombëtar folklorik “Fest Lojë” (VIDEO)
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Nis në Durrës festivali ndërkombëtar folklorik “Fest Lojë”
Nis në Durrës festivali ndërkombëtar folklorik “Fest Lojë” (VIDEO)
60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Galerinë e Arteve Pamore të Durrësit
Emisioni “Flasim Hapur”/ Protestat, simbolet e importuara dhe agjendat pas tyre





