Ka nisur procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore në qendrat e votimit në qytetin e Durrësit, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit. Shpërndarja ka nisur rreth orës 17:30, fillimisht me ritme të ngadalta, por më pas procesi është përshpejtuar.

Para ambienteve të KZAZ nr. 24 ndodhen të gjithë sekretarët dhe kryetarët e qendrave të votimit, të cilët po presin për të tërhequr materialet zgjedhore. Ndërkohë, e gjithë procedura po monitorohet nga forcat e Policisë së Shtetit për të garantuar mbarëvajtjen dhe sigurinë e procesit dhe pritet që shpërndarja të përfundojë brenda orës 20:00.