IKMT nis paraditen e sotme aksion prishjesh në Hamallaj. Është planifikuar prishja e disa lokaleve të ngritura përgjatë vijës bregdetare.

“DurrësLajm” mëson se bizneset janë njoftuar paraprakisht disa ditë më parë për heqjen e materialeve.

Aksioni është parashikuar të shtrihet në ditët në vijim edhe në pjesë të tjera të bregdetit të Durrësit, që i përkasin njësive administrative (ish-komunave).

Ditën e sotme pritet të shemben 7 lokale.