Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako e ka nisur këtë javë me një video tejet interesante dhe të bukur me pamje nga Durrësi.

Videoja ëshë realizuar në kuadër të promovimit të kryeqytetit turistik shqiptar, Durrësit, në një nga panairet më të rëndësishëm botërorë të turizmit ITB Berlin.

Panairi do të mbahet në datat 5-7 mars ku do të prezantojmë ndërkombëtarisht qytetin tonë me vlerat e rralla të trashëgimisë së pasur historike kulturore, bregdetin e mrekullueshëm, bukuritë natyrore si edhe projektet e mëdha që po zhvillohen, bën me dije Sako.