Më 11 maj, shqiptarët do t’i drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e ardhshëm.

Teksa na ndajnë vetëm pak ditë nga mbajtja e zgjedhjeve, qytetarët durrsakë janë pyetur nga “DurrësLajm” për mendimin e tyre mbi ecurinë e deritanishme të fushatës zgjedhore dhe nëse do ta ushtrojnë të drejtën për të votuar.

Në prononcimet e tyre, një pjesë e qytetarëve shprehen të zhgënjyer nga politikanët gjatë 35 viteve të demokracisë, ndërsa ndajnë qëndrime të ndryshme lidhur me tonin dhe retorikën politike të përdorur gjatë fushatës, si dhe premtimet e bëra nga të gjitha forcat politike që garojnë në këto zgjedhje.

Opinionet e tyre mund t’i ndiqni në videon më poshtë.