Ai është një prej detarëve të vjetër të Durrësit, që ka përshkuar të gjitha rrugët e globit, ka qënë në pjesën më të madhe të porteve të botës, si oficer i dytë, i parë, si navigator dhe si kapiten anijeje.

Mehmet Bylykbashi, tani 74 vjeç, është detari i rrugëve të largëta, po aq sa edhe diplomat. Kapiten i anijes “Vlora”, me të cilën lundroi nga Durrësi në Kinë, për pesë vjet vjet me radhë, kapiten i anijes “Skënderbeu”, me të cilën lundroi të gjithë Evropën për tre vjet të tjera, por edhe kapiten i anijeve të tjera të flotës shqiptare. Një rrugë në Kinë zgjaste 40 ditë lundrimi, ndërsa vështirësiaa qëndronte në faktin se familjen mund ta shikonte vetëm pas gjashtë muajsh.

Në një intervistë për DurrësLajm, në pjesën e pare të saj, Bylykbashi tregon se si anijet tona, që çonin kryesisht minerale në Kinë dhe ktheheshin me armë të të gjthë kalibreve, prej tankeve e topave edhe të kalibrit të mesëm e të vogël. “Ne eksportinim e importonim mall me mall,” – thotë Bylykbashi.

Është i pari që propozoi e inicioi rilidhjen me Kinën në ’81, pas prishjes diplomatike, i pari shqiptar që takoi princin e Japonisë, sot perandor, dhe propozoi e lidhi marrëdhëniet Japoni – Shqipëri. Ai është dëshmimtari okular i prishjes diplomatike me Kinën, ndërsa anija “Shkodra” kishte ngarkuar turbinën e fundit të hidrocentralit të Fierzës. “Kinezët nuk pranonin të jepnin leje që anija “Shkodra” 12 mijë tonëshe të dilte nga porti, – tregon Bylykbashi. – Ne donim turbinën për ta çuar në hidrocentral.”

Çfarë ndodhi më pas? Si u nisën në Poloni përmes Mesdheut me anijen me defekt? Sa ndërhynte partia në flotën tregtare?

Ndiqni pjesën e parë të intervistës.

K. H.