Kreu i SPAK, Altin Dumani, në një konferencë të përbashkët me autoritetet italiane, ka bërë me dije se qendra e grupit kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës ishte në qytetin e Durrësit.

Ai theksoi se nuk do të bëhen publike të dhëna personale për individët ndaj të cilëve janë ekzekutuar masat e sigurisë. Dumani shpjegoi se SPAK asnjëherë nuk jep gjeneralitete të plota e nuk ka pse të bëjë përjashtime në këtë rast.

Altin Dumani: Vlerësimi që bëjmë ne si institucion që është ndër grupet më të rrezikshme ka shumë indikatorë. Grupi ynë i hetimit dhe kolegët italianë konkludojmë se është një nga grupet më të rrezikshme qoftë nga pushteti financiar që kanë, të ardhurat që sigurojnë nga aktiviteti kriminal, aftësia për të trafikuar sasi të mëdha kokainë nga vendet e Amerikës Latine dhe për ti shpërndarë në Evropë, kryesisht në Italisë e vende të tjera të Europës.

Qendra e grupit ishte qytetit i Durrësit dhe nëngrupeve, sa i takon emrave ne nuk japim gjeneralitete të personave që arrestohen edhe në komunikimet që bëjmë në njoftimet për shtyp nuk përmendim gjeneralite, s’kemi pse bëjmë përjashtim, qoftë për ata që masa është ekzekutuar dhe për ata që masa nuk është ekzekutuar.